Kuratori Vasif Kortun ligjeratë në Galerinë Kombëtare NULL NULL 13.08.2015 16:45 13.08.2015 16:45 Në Galerinë Kombëtare të Kosovës në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër në Doku Fest në Prizren, me 15 gusht, në kuadër të Programit Publik të Ligjëratave, do të organizojë ligjëratë me shkrimtarin dhe kuratorin turk, Vasif Kortun. Vasif Kortun punon në fushat e praktikave vizuale dhe hapësinore. Ai është drejtor i hulumtimeve dhe programeve të SALT, Stamboll / Ankara. Kortun është gjithashtu anëtar i Bordit të Drejtorëve të Foundation for Arts Initiatives, Komitetit Ndërkombëtar për Muzetë dhe Koleksionet e Artit Modern CIMAM, si dhe është anëtar i bordit këshillues të Asia Art Archive. Është fitues i Çmimit për Shkëlqyeshmëri kuratoriale nga Bard College; Gjithashtu, ishte drejtor themelues i disa institucioneve, duke përfshirë Platform Garanti Qendra e Artit Bashkëkohor, Stamboll, Proje4L, Muzeu i Artit Bashkëkohor i Stambollit dhe Muzeu i Qendrës për Studime kuratoriale. Kortun ka punuar në disa bienale, duke përfshirë Bienalen në Taipei (2008) të cilën e ka kuruar së bashku me ManRay Hsu, si dhe Edicionin e 9-të Ndërkombëtar të Bienales se Stambollit (2005) të cilën e ka kuruar së bashku me Charles Esche.