Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur legjenda këndon për legjendën (VIDEO)

NULL NULL
02.05.2016 14:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe Shtëpia e Bardhë, e kanë festuar ditën Ndërkombëtare të Muzikës Jaz të shtunën mbrëma,  në një koncert ku këndoi edhe e famshmja Aretha Franklin.

Gjatë kësaj mbrëmjeje që ka zgjatur 90 minuta, Aretha ka kënduar këngën Purple Rain”, të ikonës së muzikës pop, Prince, i cili vdiq me 21 prill në moshën 57 vjeçare.

“Ai definitivisht ishte origjinal dhe jashtëzakonisht i veçantë. Me të vërtetë bota kishte vetëm një Prince”, ka thënë ajo në një intervistë pas performancës së saj para krerëve më të lartë të shtetit amerikan, shkruan revista amerikane The Rolling Stones, transmeton Klan Kosova.

“Ai ka vendosur vulën e tij në botën e muzikës. Prince ka shkuar, por muzika e tij jeton”.

Prince është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Minesota në Amerikë, ndërsa është thënë se para se të vdiste ai ishte diagnostifikuar me virusin AIDS.

https://www.youtube.com/watch?v=u5Paqen0lCk

 

lajme të ngjashme