Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa (VIDEO)

NULL NULL
23.04.2026 19:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe për kthimin e mundshëm të ish-presidentes Vjosa Osmani, në këtë parti.

Mustafa në Klan Kosova tha se bashkëngjitja e Osmanit do t’i bënte mirë LDK-së.

“Një ribashkim i madh i LDK-së është i shëndetshëm edhe për LDK-në. A ia vlen ta provojmë? Ne po themi hajde veç ta provojmë”, deklaroi ai.

Mustafa theksoi se po të kishte mundësi, qysh sot do t’i bashkonte të gjithë në LDK, madje edhe ata që s’e shohin këtë parti si të tyren.

Ndiqeni deklarimin e tij:

lajme të ngjashme