Kur do të bëhet plotësisht funksionale Ngushtica e Hormuzit? – flet Hegseth NULL NULL 13.03.2026 13:55 13.03.2026 13:55 Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka bërë paraqitjen e radhës para mediave rreth luftës në Iran. Ai është pyetur nga gazetarët se kur Ngushtica e Hormuzit mund të bëhet plotësisht funksionale përsëri. Hegseth theksoi se e vetmja gjë e që pengon trafikun në Ngushticë është Irani, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, kjo është arsyeja pse një nga objektivat kryesore të SHBA-së ishte shkatërrimi i marinës së Iranit dhe se SHBA-të po punojnë për të siguruar “rrjedhjen e energjisë”. Duke e kthyer vëmendjen e tij te pozicioni bërthamor i Iranit, ai deklaroi se eliminimi i aftësisë së Iranit për të qëlluar raketa balistike do të sigurojë që Irani të heqë dorë nga aftësitë e tij bërthamore dhe ndihmon në mohimin e aftësive të tyre bërthamore.