Kur do të bëhet emërimi i drejtorit të Kulturës në komunën e Prishtinës? NULL NULL 12.02.2022 19:59 12.02.2022 19:59 Komuna e Prishtinës është ende pa drejtor të kulturës. Në lidhje me këtë, në emisionin “Ju flet Prishtinë” në Klan Kosova, ka folur Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës. Zogaj u shpreh se emërimi i këtij drejtori pritet të bëhet shumë shpejtë. “Ekipi është pothuajse i kompletuar dhe jemi shumë të lumtur me ekipin e komunës së Prishtinës. Drejtori i Kulturës do të vije shumë shpejtë, sikurse qasjen që e kemi pasur me emërimin e drejtorëve të tjerë. Ka marrë kohë pak më shumë, por ka pasur diskutime të gjata e të thella për CV-të e drejtorëve që duhet të udhëheqin drejtoritë e përcaktuara që duhet të udhëheqin dhe kemi pasur një bashkëpunim fantastik, në mënyrë që deri te emrat të vijmë bashkarisht, të vijmë deri tek emrat më të mirë dhe CV-të më të mira që e përfaqësojnë vizionin e përbashkët për zhvillimin e Prishtinës”, tha ai. Ai gjithashtu tha se kjo drejtori është krejtësisht funksionale, përcjell Klankosova.tv. “Tek rasti i kulturës ne e kemi në terësi drejtorinë funksionale, për arsye se kryetari Rama ka edhe këshilltarët për dikastere të ndryshme, ka edhe këshilltaren për kulturë, e cila po punon me stafin e Drejtorisë së Kulturës dhe deri më tani, drejtoria është krejtësisht funksionale. Pra, nuk ka pasur mungesë në asnjë funksion. Besoj se shumë shpejtë do të emërohet edhe Drejtori apo drejtorja e re e Kulturës dhe do të vazhdojmë tutje”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025