Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur dashuria bëhet muzë e thurur në vargjet e Kaltrina Pacollit

NULL NULL
02.07.2021 21:53

Të qenurit ndryshe, është ajo për të cilën jemi të veçantë.

Kaltrina Pacolli, autore e tre librave:  “Aura”, “Nëse një ditë të mungoj”, “Unë kufoma e ardhshme”. Vlerën e fuqinë e emocioneve krahas veçantisë që gëzon po e shpreh përmes vargjeve që po derdhen në mes të faqeve të librave që ajo zgjedh të ndajë me të tjerët.

Janë emocionet përmes fjalëve ato që po e bëjnë këtë autore shumë të kërkuar nga lexues të rinjë. Ndër poezive të saj më me bujë, është ajo e titulluar “Unë kufoma e së ardhmes”, përmes së cilës frustrimi ndaj padrejtësive që u bëhet femrave, sikur bërtet zhurmshëm për t’u dëgjuar.

Pacolli, në intervistën për Klan Kosovën, është shprehur se mbi te gjitha, muza e saj është vet gjysma e saj e jetës: “Vërtetë ndjenja e dashurisë të hap mendjen për një korridor të pafund të ngjyrave, lumturisë, thjeshtë ndjenjave që të kanë munguar në jetë.Fjalën muzë gjithmonë do ia dedikoj partnerit tim, i cili përveçse më inspiron, ai më mbështet jashtëzakonisht shumë në gjithçka, prandaj edhe ka një vend special në mendjen, zemrën, dhe shkrimet e mia”.

Intervistën e realizoi Sala Jashari.

1.Një autore e tre librave që po prek thellë në emocionet e ndjenjat e përjetuara të te rinjtë.  A e keni menduar ndonjëherë se një ditë shkrimet tuaja do ishin prehje  për shumë e shumë lexues?

Unë gjithmonë kur shkruaj nxjerr jashtë vetes një hall thuajse të kahmotshëm, dhe përfundoj duke e parë që edhe njerëzit tjerë kanë hallet e njëjta si të mijat, në kuptimin që gjejnë veten në shkrimet e mia. Shkrimet përherë kanë qenë pasioni im, dhe asnjëherë nuk e kam menduar që do të kenë kaq shumë ndikim edhe në ndjenjat e të tjerëve. Për mua është ndjenjë që më ushqen shpirtin kur e di që lexuesit i pëlqejnë shkrimet e mia.

2. Kujt do ia dedikoje emërimin e fjalës muzë, përmes së cilës ju i gjeni kuptimin më të ëmbël fjalëve përmes së cilave krijoni fjalitë që flasin edhe atëherë kur zëri s’ka mjaftueshëm zë të flas!?

Poezia ka qenë pjesë e imja prej shumë kohësh, por kurrë asnjëherë më parë sikur kur u takova me gjysmën tjetër timen. Vërtetë ndjenja e dashurisë të hap mendjen për një korridor të pafund të ngjyrave, lumturisë, thjeshtë ndjenjave që të kanë munguar në jetë.

Fjalën muzë gjithmonë do ia dedikoj partnerit tim, i cili përveçse më inspiron, ai më mbështet jashtzakonisht shumë në gjithçka, prandaj edhe ka një vend special në mendjen, zemrën, dhe shkrimet e mia.

3.Cila nga poezitë flet më shumë për jetën tuaj?

Të gjitha poezitë kanë pjesë të jetës sime, njëra më pak, njëra më shumë. Nga libri “Nëse një ditë unë të mungoj” lexuesit kanë parë një pjesë vërtetë të thellë dhe të ndjeshme timen. Secila poezi bërtet ndjenja të forta duke e bërë këtë vëllim të poezive mjaft emocional dhe të ndjeshëm. Përkundër poezive, romani “Aura” flet akoma më shumë për jetën time.

4.Çka do të thotë, të lulëzosh përmes artit, dhe sfidat që përballet një autor i ri?

Eshtë ndjenjë e vecantë të lulëzosh përmes artit, thjeshtë je pak më ndryshe se të tjerët, dhe kjo të bën të veçantë. Artin që ofron një artist për audiencën e tij, patjetër duhet të ketë një mesazh të zëshëm, dhe kjo është njëherazi pjesa më e vështirë dhe më e bukura e të krijuarit art. Sa i përket sfidave tjera që mund të vijnë si pasojë e mundësive, apo më mirë të them pamundësive në vendin tonë, janë çështje tjera që duhet diskutuar gjatë.

5. A mund ta ndani me vargje të cilat përkojnë momentalisht me disponimin tuaj?
Të gjithë patëm kohë të vështira në këto kohë të pandemisë, dhe akoma po e gjejmë të vështirë kthimin në normalitet. Pikërisht ishin këto ngjarje që na dëshmuan që asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa shëndeti dhe njerëzit e familjes.

Ndoshta thënja më adekuate, që vazhdimisht ia përsëris vetes është “Sa vite do të duheshin për ta harruar një minut?” kështu e dua jetën më shumë, punoj më shumë, flas më shumë, bëj më shumë. Jeta është e shkurtë, nuk i dihet.

6. Nga cilët lexues anojnë më shumë veprat tuaj?

Mund të ketë më shumë femra, sidomos pas publikimeve të poezive të fundit. Një numër më i madh i gjinisë femrore kanë lexuar shkrimet e mia dhe më kanë kërkuar shkrimet. Përndryshe, vërehet një numër i konsiderueshëm i meshkujve që përcjellin shkrimet e mia, edhe ato dedikuar femrave dhe grave, dhe viktimave te dhunës në familje.

7. Kur e keni zbuluar veten në raportin me poezinë?
Nëpër shkrimet shkollore më pëlqente të përdorja rimat, të shkruaja storie të shkurtra dhe ashtu fillova të krijoja një botë time të vogël të artit. Nga aty pasioni për shkrimin vetëm sa u përforcua dhe nuk u ndala kurrë.

8. Përveç shkrimit, ku e gjen veten Kaltrina, e sidomos në momentet kur emocionet duan të flasin!?

Unë punoj dhe mësoj gjëra të reja nga puna çdo ditë, kjo më dërgon në një rrugë që nganjëherë më ndan nga shkrimet. Nganjëherë kjo situatë krijohet qëllimisht, dhe nganjëherë pa vetëdijen time. Unë emocionet përherë do të di më së miri t’i shpreh përmes poezive, më vjen natyrshëm. Më duket proces normal nëse ndihem e mbushur emocionalisht dhe shpërthej në vargje.
Por më pëlqen edhe kur e zë veten që perpos shkrimit jam duke e ndarë energjinë duke e krijuar veten, duke punuar në vetën time çdo ditë e më shumë.

 

 

lajme të ngjashme