Kur bukuria shkon keq NULL NULL 01.08.2015 12:40 01.08.2015 12:40 Një studente 19-vjeçare është keq emocionalisht, pasi që trajtimi i vetullave të saj shkoi tmerrësisht keq. Polly Smith nga High Wycombe vendosi që të ketë vetulla më të përcaktuara, duke rezervuar kështu një trajtim HD me çmim prej 35 dollarëve, në një sallon bukurie. Polly përfundoi dy ditë më parë një test të alergjisë ndaj bojës, dhe pasi nuk kishte asnjë reagim, ajo shkoi për të vazhduar procedurën me vetullat, transmeton Klan Kosova. Në fakt, gjatë dhe menjëherë pas procedurës çdo gjë ishte në rregull, por të nesërmën gjërat filluan të shkojnë keq. Në fillim vetullat e saj ishin vetëm të skuqura, por më pastaj qepallat e saj filluan të fryheshin. Tri ditë pas trajtimit, qepallat e saj fryheshin edhe më tepër, dhe ajo nuk mund të hapte njërin sy. Polly shpjegoi: “Ishte e tmerrshme dhe aq e dhimbshme dhe unë dukem sikur jam grushtuar në fytyrë”. Pasi që kuptoj se diçka nuk shkonte, Polly shkoi në një spital lokal, ku mjekët konfirmuarn se vetullat e saj janë infektuar dhe i përshkruan asaj 15 tableta në ditë. “Mjeku ishte me të vërtetë i tronditur dhe tha se deri atëherë vetullat e mia ishin të infektuar dhe më tepër dhe mund të kalonë në të verdhë”. “Ata thanë se kurrë nuk kishin parë diçka të tillë”, shtoi ajo.