Kuqezinjtë e fitojnë miqësoren ndaj Jordanisë NULL NULL 14.10.2025 21:00 14.10.2025 21:00 Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë miqësoren kundër Jordanisë. Ballafaqimi i zhvilluar në “Air Albania” përfundoi me rezultat 4-2. Golat për Kuqezinjtë u shënuan nga Abualnadi 40′ (autogol), Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′, kurse për mysafirët shënuan Al-Rashdan 27′ dhe Olwan 90′. Kombëtarja shqiptare këtë fitore e arrin pas triumfit historik ndaj Serbisë të shtunën mbrëma me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. /Klankosova.tv