Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi NULL NULL 10.12.2025 14:18 10.12.2025 14:18 Prishtina – Ballkani dhe Drita – Llapi janë dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll. Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni, raporton Klankosova.tv. Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn. Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën. Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./Klankosova.tv