Kupa e Gjermanisë, përfundon në gjysmëfinale aventura e paharrueshme e Sarbruckenit NULL NULL 02.04.2024 22:44 02.04.2024 22:44 Sarbruckeni nuk ka mundur të shkojë më larg se në gjysmëfinalen e këtij edicioni të Kupës së Gjermanisë. Befasia e kësaj here në këtë garë u mund nga Kaiserslauterni me rezultat 0:2. Marlon Ritter dhe Almamy Toure i shënuan dy golat që e shpien klubi mysafir në finale ku e pret fituesin e takimit mes Bayer Leverkusenit dhe Dusseldorfit. Klubi që bën gara në kategorinë e tretë të futbollit gjerman në rrugëtimin për gjysmëfinale kishte eliminuar gjigantin Bayern Munchen, dhe dy klubet tjera elitare, Borussia Monchengladbach dhe Eintracht Frankfurt.