Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kung Fu Panda” e vërtetë i shkel rregullat e kopshtit zoologjik në Pekin (VIDEO)

NULL NULL
18.12.2021 18:48

Kur bëhet fjalë për pandat, njerëzit në internet nuk mund të ngopen me dashurinë ndaj këtyre kafshëve të adhurueshme. Kohët e fundit, përpjekjet e një pande gjigante për të shpëtuar nga kopshti zoologjik janë bërë virale.

Meng Lan, është banor i kopshtit zoologjik të Pekinit në Kinë. Ai i kaloi rrethojën e vendit ku ishte izoluar dhe ku jetonte.

Gjashtë vjeçari e mori vëmendjen e të gjithë vizitorëve që ishin në atë pjesë, pasi doli nga vendqëndrimi i tij.

Të gjithë që ishin aty e kishin kapur momentin kur panda kishte kaluar rrethojën dhe i ndalur në kulmin e një ndërtese që ishte afër dhe i shikonte reagimet e njerëzve.

Kjo ngjarje mori epitete nga më të ndryshmet, shumë njerëz janë duke e quajtur Meng Lan, “Kung Fu Panda” e vërtetë.

Rojet e kopshtit zoologjik menjëherë kishin reaguar duke e futur pandën në vendqëndrimin e ti, dhe e panë se nuk ishte lënduar, transmeton Klankosova.tv.

Stafi kishte deklaruar se Meng Lan është panda më e djallëzuar në kopshtin zoologjik, si dhe kanë thënë se do t’i shtojnë masat e sigurisë ndaj tij, shkruan Indian Express dhe South China Morning Post.

lajme të ngjashme