Kultura që po zhduket (FOTO) NULL NULL 31.03.2016 11:00 31.03.2016 11:00 Në lindje të Etiopisë, atje ku shtrihet lumi Omo e pyjet e gjelbra, fiset në zhdukje jetojnë në kasollet e tyre. Populli Surma, të përbërë nga fisi Suri dhe Mursi, janë të njohur për disqet që i vënë në buzët e tyre, një shenjë bukurie dhe status që i vishet gruas. Por ky stil i tyre i jetës, po kërcënohet nga ndërtimet e egra të parqeve kombëtare, të cilat po ndërtohen rreth tyre. Me shpresën që t’i përshkruajë më së bukuri traditat e këtij fisi, fotografja Louisa Seton ka udhëtuar për në këtë vend afrikan, e ka xhiruar e fotografuar jetët e këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm. Seton e cila është e lindur në Nairobi në Keni, por që jeton e vepron në Sydeny në Australi, ka ushtuar për në fshatrat e popullit Surma në vitin 2015 dhe i ka fotografuar ata. Ajo ka thënë për CNN se “shumë njerëz e paraqesin Afrikën nga një kënd shumë negativ, me probleme dhe luftëra. Por unë doja që t’i tregoja botës se sa të fortë e të bukur janë njerëzit e Afrikës”. Fëmijët janë gjithmonë subjektet më të lehta për tu fotografuar për shkak se u pëlqen të preken, të flasin e të bëjnë shaka. Fëmijët fascinohen me flokët e gjata dhe u pëlqen t’i prekin. Gratë vendosin pjata të drurit në buzët e tyre, nganjëherë duke i hequr edhe dhëmbët që e qara të bëhet më e madhe, krejt kjo për shkak të bukurisë që përfaqëson për këtë popull. Varësisht nga statusi social që ka një burrë Surma, ai mund të ketë deri në tri gra. E para e mban qaforen më të gjatë metalike në qafë dhe nëse shihni një grua me shumë varëse, kjo është e qartë se është gruaja e parë. Kur gratë janë të pamartuara ato dallohen për nga stolitë që bartin qafore prej metali.