Kulla ikonë e Deçanit, shndërrohet në muze etnologjik NULL NULL 21.02.2023 17:44 21.02.2023 17:44 Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në atë rajon, është shndërruar në muze etnologjik. Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të rrafshit të Dukagjinit, transmeton Klankosova.tv. “Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP teksa është përuruar në kuadër të programit të Qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.