Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kukës: Dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 39-vjeçari

NULL NULL
06.04.2024 13:01
kukes armatim
Gjësendet e konfiskuara në banesën e 39-vjeçarit të dyshuar për ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura në Kukës. Foto: Policia e Shtetit

Policia e Shtetit në Kukës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar psiqikisht bashkëshorten e tij, por edhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

“Në zbatim të masave të planit operacional të koduar ‘Sundimi i ligjit’, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura”, ka njoftuar Policia e Shtetit, raporton Klankosova.tv.

Materialet procedurale, sipas Policisë, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme