Kujdes nga aplikacionet në Smartphone NULL NULL 26.07.2015 15:50 26.07.2015 15:50 Mijëra aplikacione kanë dalë sipas një zbulimi e të cilat mund të instalohen në Smartphonin tuaj dhe që mund të keqpërdorin të dhënat tuaja. Forensiq brenda 10 ditëve bëri një gjurmim nga i cili u zbulua një numër i madh aplikacionesh në Apple dhe pajisjet Android. Për këtë periudhë u zbuluan mbi 5000 aplikacione të cilat ishin të panjohura. Ato paraqesin rrezik për përdoruesit e pajisjeve të tilla telefonike pasi që mund të keqpërdoren të dhënat personale. Ato janë mashtruese duke u ofruar tek aparati juaj dhe më pas duke u instaluar, ka raste edhe kur nuk mund të shihen, transmeton Klan Kosova.