Kujdes ndaj miqve tuaj beqarë NULL NULL 20.10.2016 09:45 20.10.2016 09:45 Të gjithë e dimë që miqtë të cilët janë në një lidhje romantike i qëndrojnë pranë shoqeve apo shokëve të tyre beqarë. Por ndonjëherë disa gjëra që ata i thonë mund të mos jenë të dobishme – madje mund t’i lendojnë ato. Ja cilat janë disa nga gjërat që nuk duhet t’ja thoni miqve tuaj beqarë, sipas një artikulli të botuar në Independent nga Lisa Bonos: 1-Akoma beqar/e je? 2- Hajde dalim javës tjetër. Bashkëshorti im është jashtë qytetit. 3-Duhet të dalim! I dashuri / e dashura/ burri/ gruaja ka një shok në zonën tënde kështu që do jemi afër. 4- Më fal që nuk të ftuam në (një event i caktuar). Të pranishmit ishin vetëm çift. Nuk donim që t’i të ndjeheshe keq. 5-Je kaq i/e mirë. Nuk e kuptoj si je beqar/e 6-A e ke provuar aplikacionin e ri për të gjetur të dashur? Shoku/ Shoqja ime e gjeti aty 7- “E di cili është problem yt…” 8- Do e gjesh dashurinë kur të mos e kërkosh më, ose kur nuk e pret 9-Duhet të duash veten në fillim 10-Sikur të kisha dikë me të cilin mund të të lidhja 11-Jam kaq xheloz/e që je beqar/e. Mund t’i bësh planet vetëm, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.