Kudus e shpëton West Hamin nga humbja NULL NULL 08.10.2023 17:06 08.10.2023 17:06 West Hami dhe Newcastle United kanë ndarë pikë në kuadër të xhiros së tetë në Premier League, pasi brenda 90 minutave nuk pati fitues. Golin e parë në ndeshje e shënoi Tomas Soucek, në minutën e 8’, teksa me këtë rezultat West Hami shkoj në pushimin në mes dy pjesëve. Në pjesën e dytë, Newcastle e barazoi rezultatin me anë të Alexander Isak, në minuën e 57’. Suedezi realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 62’, për t’ia dhënë epërsinë. Megjithatë, krejt në fund të ndeshjes Mohamed Kudus me një gol të bukur e barazoi rezultatin. Kështu takimi në fund u mbyll me shifrat 2-2. West Hami pas tetë xhirove renditet në vendin e shtatë me 14 pikë, teksa Newcstle në pozitën e tetë me 13 sosh. /Klankosova.tv.