Kualifikueset për Kupën e Botës: Përveç Angli – Shqipëri, kush tjetër luan sonte? NULL NULL 21.03.2025 16:56 21.03.2025 16:56 Pas aksionit të djeshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-s, sot zhvillohen gjashtë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Përveç takimit Angli – Shqipëri që zhvillohet në stadiumin “Wembley”, në kuadër të grupit K takohen edhe Andorra me Letoninë. Në kuadër të grupi G takohen Malta vs Finlanda dhe Polonia kundër Lituanisë, shkruan Klankosova.tv Ndërsa në kuadër të grupi H takohen Qipro vs San Marino si dhe Rumania kundër Bosnje dhe Hercegovinës Ndryshe, ndeshja Angli – Shqipëri që nis në orën 20:45, transmetohet ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt në televizionin numër një në vend. Klan Kosova do të shfaq për shikuesit shqiptarë, çdo detaj nga ky ballafaqim fantastik dhe shumë i rëndësishëm për rrugëtimin “Kuq e Zi” në eliminatoret e Botërorit 2026.