Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ku janë ata?” nga Artan Korenica

NULL NULL
09.04.2016 18:26

Artisti kosovar Artan Korenica portretizon gjendjen e shumë prej personave kosovarë të cilët janë në pritje të më të dashurve të tyre, të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Përmes fotografive autori ngrit pyetjen “Ku janë ata?”, duke iu referuar personave të pagjetur, njëkohësisht përcjellë realitetin rrënqethës të pritjes.

Për Klan Kosovën Korenica ka thënë se këto fotografi do të prezantohen para publikut përmes një ekspozite në sheshin “Nënë Tereza” gjatë muajit të ardhshëm.

“Përmes kësaj ekspozite dua të përcjell mesazhin mbi të drejtat e njeriut në gjithë botën, ngaqë ne po kërkojmë familjaret tanë qe u morën nga shtëpitë e tyre” ka deklaruar Korenica për klankosova.tv .

Një foto emocionuese e autorit, qe po bën xhiro në rrjetet sociale, shpalos vetminë dhe pritjen e një nëne kosovare, në tryezën të përgatitur për bashkëshortin dhe djemtë e saj, te cilët nuk dihet se ku janë.

lajme të ngjashme