Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryhet intervenimi kirurgjik i 5-vjeçarit nga Lipjani

NULL NULL
18.03.2026 12:21

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se ka përfunduar intervenimi kirurgjik i 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, i cili rrezikonte amputimin e shputave, pasi dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit.

Bëhet e ditur se vogëlushi i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike, transmeton Klankosova.tv.

Intervenimi thuhet se është realizuar sipas indikacioneve mjekësore, ndërsa theksohet se gjatë procedurës kirurgjikale gjendja e pacientit ka qenë stabile.

“Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.

5-vjeçari nga Lipjani nesër në operacion, rrezikon amputimin e shputave

lajme të ngjashme