Kryeziu: Lajmi për Vitinë është i motivuar e dashakeq NULL NULL 17.04.2021 00:09 17.04.2021 00:09 Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se lajmi ku pretendohet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratën për sigurimin e vaksinave anti COVID-19, është i motivuar e dashakeq. Sipas tij, tashmë ka mjaftueshëm lajme të pavërteta në lidhje me vaksinat e nuk nevojiten të tjera, njofton Klan Kosova. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij në Facebook: Cili do te ishte motivi i ministrit Vitia per te mos e nenshkruar kontraten e cila i sjell vendit vaksina? Paramendojeni te jesh minister i shendetesise e te kesh mundesine te sjellesh vaksina, por te refuzosh. Kjo eshte absurde! Meqe nuk ka motiv nga z. Vitia per te refuzuar vaksinat atehere lajmi per te eshte i motivuar e dashakeq. Ne te gjithe duhet te jemi te pergjegjshem ne kete situate kaq te ndjeshme dhe te renduar per shendetin publik, perfshire gazetaret qe mbajne pergjegjesine e informimit te drejte te qytetareve. Tashme ka mjaftueshem lajme te paverteta ne lidhje me vaksinat e nuk na duhen te tjera. Ministri Vitia do te vazhdoje punen ne sigurimin e vaksinave. klankosova.tv