Kryeziu: Kemi shumë nota negative nga ndërkombëtarët, s’po mund të krijojmë institucione (VIDEO) NULL NULL 25.03.2026 07:15 25.03.2026 07:15 Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës është dëmtuar shumë si pasojë e zhvillimeve të fundit politike. Në emisionin “DPT te Fidani”, Kryeziu po ashtu theksoi se Kosova ka shumë nota negative nga ndërkombëtarët, si pasojë e ngërçit politik, transmeton Klankosova.tv. “Kemi shumë nota negative nga ndërkombëtarët, sepse ne nuk po mundemi me i kriju institucionet”, u shpreh Kryeziu. Ndërsa sa i përket vendimit të Kushtetueses sa i përket dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit, Kryeziu tha se nuk ia ka idenë se çfarë interpretimi do të marrë Gjykata.