Kryetari i Prishtinës i “dhez” i pari autoambulancat e reja (FOTO) NULL NULL 24.11.2022 12:52 24.11.2022 12:52 Katër autoambulanca i janë shtuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Ishte Rama i pari i cili i provoi këto autoambulanca, përcjell Klankosova.tv. “4 autoambulanca të reja i shtohen QKMF-së. Prioritet e kemi rritjen e numrit dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar ai në Facebook.