Kryetarët veriorë: Peticioni s’bëhet, opsion veç dorëheqja (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 22.10.2023 20:15 nga Flamur Gajtani 22.10.2023 20:15 Është kërkesa konstante nga aleatët ndërkombëtar, e cila me muaj nuk po merr epilog. Presioni ndaj Prishtinës për ri-organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore u shtua pas pajtimit që Lista Serbe pati të marrë pjesë në to. Nisma e Qeverisë së Kosovës për peticion nuk po gjen jetësim, ndaj rruga e vetme mbetet largimi vullnetar i kryetarëve sipas Kadri Kryeziut që është profesor i të drejtës kushtetuese. Edhe juristi Ardian Bajraktari pohon se heqja dorë nga mandati duhet t`u kërkohet prefektëve veriorë por jo si detyrim nga ekzekutivi. Por nga PDK-ja që udhëheq me Zveçanin e Zubin Potokun, thanë gjatë javës se nuk kanë në plan t’iu kërkojnë diçka të tillë partiakëve të tyre. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zveçan e Zubin Potok u fituan nga shqiptarët pas bojkotit si nga kandidatët ashtu edhe votuesit serbë.