Kryeminstri grek, Cipras: Urime miku im Zaev NULL NULL 19.10.2018 23:53 19.10.2018 23:53 Kryeministri grek Aleksis Cipras ka uruar kryeministrin Zaev për hapjen e rrugës së ndryshimeve kushtetuese ku parashihet zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë mes Greqisë dhe Maqedonisë./alsat/ “Urime miku im Zoran Zaev ! Vota e sontme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe prosperuese për qytetarët tanë”- ka shkruar Cipras në Twitter.