Kryeministri sllovak thotë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet NATO-s NULL NULL 19.08.2025 17:23 19.08.2025 17:23 Kryeministri sllovak, Robert Fico ka ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Duke postuar në X, Fico shkroi se këtë refuzim e ka bërë që nga fillimi i luftës. “Kur, që nga fillimi i luftës, e refuzova anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një parakusht themelor për t’i dhënë fund konfliktit, u kryqëzova publikisht. Sot, fakti që Ukraina nuk do të jetë në NATO merret tashmë si i mirëqenë”, shkroi ai. Në një video tre-minutëshe të postuar, Fico thotë se që konflikti në Ukrainë të përfundojë, atëherë duhet të kuptohet se Ukraina nuk mund të bëhet shtet anëtar i NATO-s. /Klankosova.tv