Kryeministri pakistanez, Sharif thotë se sulmet e Indisë ishin ‘frikacake’ NULL NULL 07.05.2025 20:05 07.05.2025 20:05 Shehbaz Sharif, kryeministri i Pakistani i ka përshkruar sulmet e Indisë si frikacake dhe thotë se Pakistani tregoi mbrëmë se mund të kundërpërgjigjet. Ai thotë se brenda një ore pati “një luftë të vazhdueshme” në Vijën e Kontrollit (Loc) – kufirin de facto midis Indisë dhe Pakistanit – ku ushtria luftoi, duke treguar trimërinë e saj. “Ata shkatërruan aeroplanët e sulmuesve dhe armiqve tanë”, shton ai, duke iu referuar përsëri ushtrisë pakistaneze e cila tha se kishte rrëzuar avionë luftarakë indianë, për të cilët Dehli nuk ka komentuar. Sharif vazhdon, duke thënë se sulmi vdekjeprurës që ndodhi në Pahalgam muajin e kaluar “nuk kishte lidhje” me Pakistanin – dhe se vendi u “akuzua për arsye të gabuara”. Ndërkaq, lajmi i fundit nga Azia vjen se nga sulmet e Indisë, në Pakistan janë vrarë 31 persona dhe janë plagosur 57 të tjerë. Numri i mëparshëm i viktimave ishte 26 persona të vdekur dhe 46 të plagosur. / Klankosova.tv