Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri i Sirisë dëshiron zgjedhje të lira që të vendoset për udhëheqjen

NULL NULL
08.12.2024 09:44
Banorët festojnë në periferi të Damaskut. Getty Images.
Banorët festojnë në periferi të Damaskut. Getty Images.

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi al-Jalali ka thënë se vendi duhet të mbajë zgjedhje të lira në një intervistë për Al-Arabiya që është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ai ka përmendur gjithashtu se ka qenë në kontakt me Abu Mohammed al-Jaëlani në lidhje me periudhën e tranzicionit.

Sot në mëngjes, Al-Arabiya ka cituar kryeministrin atje, duke thënë se kontakti i tij i fundit me Bashar al-Assad ishte “dje në mbrëmje” dhe se ai nuk ka informacion mbi vendndodhjen aktuale të Asadit, raporton BBC.

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi al-Jalali më herët ishte shprehur i gatshëm të ndihmonte për të bërë atë që si ka thënë ai, është më e mira për njerëzit.

lajme të ngjashme