Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri grek takoi ndaras tre krerët e shteteve ballkanike, Kosovës i ofroi mbështetje për anëtarësim në BE (VIDEO)

NULL NULL
10.06.2022 20:05

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mirëpritur liderët shtetërorë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili filloi këtë të premte në Selanik.

Mitsotakis kryeson takimin bashkë me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, teksa Greqia do t’ia dorëzojë kryesimin e radhës Malit të Zi nga 1 korriku.

Në takim, përveç krerëve të Evropës Juglindore, është gjithashtu presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz pritet  t’i bashkohet darkës përmbyllëse.

Përpara fillimit të samitit, Mitsotakis u takua veçmas me tre krerët e shteteve ballkanike, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim me Osmanin, ata diskutuan për perspektivat e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit  në sektorët e ekonomisë, energjisë, mbrojtjes së tragjëimisë kulturore, arsimit, turizmi, sportit, shëndetësisë e dixhitalizimit.

Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE, si pjesë e integrimit të Ballkanit Perëndimor, një synim strategjik afatgjatë i Greqisë.

Udhëheqësit nga vendet e Evropës Juglindore së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, takohen në Selanik si pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të ndërtuar mbështetje në rajon për iniciativat për të forcuar ushtrinë e Ukrainës dhe për të ulur varësinë në Ballkan nga gazi natyror rus.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.