Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri belg del kundër propozimit për burgje në Kosovë: Ide e çmendur

NULL NULL
01.05.2024 10:20
Press conference on the Belgian presidency of the Council of the European Union

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo, ka dal kundër propozimit për t’i dërguar në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge dhe leje qëndrimi.

De Croo, ka deklaruar se kjo ide është e çmendur.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai, shkruan gazeta belge Trends, transmeton Klankosova.tv

Shefi i qeverisë belge kështu kritioi idenë e Partisë Nacionaliste Konservatore, N-VA.

Ai po ashtu sulmoi “propozimet e çmendura” edhe të partive tjera, përfshirë edhe të partnerëve të tij të koalicionit, duke parashikuar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve.

“Të gjithë e dinë se ne jemi partia e vërtetë e atyre që punojnë”, iu tha ai liberalëve flamandë të mbledhur në Blankenberge.

Theo Francken nga partia N-VA, i cili është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës që nga viti 2010, propozoi transferimin e të burgosurve në një paraqitje për median belge “Het Nieuwsblad”.

Ai pranoi se për këtë ide u frymëzua nga Danimarka.

Edhe Belgjika do burgje në Kosovë, si Danimarka

lajme të ngjashme