Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryediplomati austriak përmend Tirolin Jugor si shembull për dialogun Kosovë-Serbi (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 22.03.2023 20:38

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se vendi i tij mund të merret shembull nga Kosova e Serbia, si të bëhet paqja ndërfqinjësore.

Derisa priti homologun serb, Ivica Daçiq në Vjenë, Schallenberg foli edhe në kontekstin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Kryediplomati austriak përmendi rastin e rajonit ku bashkëkombësit e tij jetojnë në territorin italian, e që është rajon i shtrirë mes tre shteteve, Austrisë, Italisë dhe Zvicrës.

“Mendojeni Alto-Adigjen, pra Tirolin Jugor. Një model i ditëve të sotshme sesi të silleni e veproni me pakicat. Unë besoj se ka shembuj pozitivë për këtë dhe Austria është një shembull i tillë . Ky vend gjithnjë ngjitet të tregojë se çfarë zgjidhje është integrimi evropian. Prandaj besimi ynë që kjo është rruga e duhur për të gjithë njerëzit në të dyja anët e kufirit”, tha Schallenberg.

Nga ana e tij Daçiq, tha se pa krijimin e këtij mekanizimi nga pala kosovare, s’ka zbatim të pikave që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan në aneksin e zbatim planit  për propozimin evropian për ujdi bazë në Ohër me 18 mars.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

lajme të ngjashme