Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryebashkiaku ua ndalon banorëve të vdesin të shtunave, të dielave dhe ditëve të festave!

NULL NULL
11.12.2019 08:25

Qyteza franceze e La Grelle vendosi në fuqi një ligj shumë të çuditshëm ku ua ndalon banorëve  vdekjen gjatë fundjavave dhe gjatë ditëve të festave.

Kryebashkiaku ua ka ndaluar banorëve të “vdesin në shtëpitë e tyre të shtunave, të dielave dhe ditëve të festave” , njofton Klan Kosova.

Siç shkruan rt, ky vendim i kreut të La Grelle vlen për t’i tërhequr vëmendjen shtetit që të përmirësojë shërbimin mjekësor.

Pasi shërbimi mjekësor për këtë qytezë ka pësuar një shkurtim në stafe duke lënë shumë pak mjekë.

Sipas tij shumë qytetarë në komunitet nuk kanë një doktor. Dhe me vendosjen e këtij ligji, nëse ata do të shkojnë në një qendër shëndetësore jashtë qytetit ata do të penalizohen.

Gjithashtu kryebashkiaku ironizoi faktin se Franca është e gatshme të mobilizojë vendin për çështje si ndryshimi klimatik, por nuk bën asgjë për të përmirësuar shërbimin mjekësor në vendet rurale.

 

lajme të ngjashme