Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KRU “Prishtina” fillon aksion ndaj borxhlinjve

NULL NULL
05.05.2026 12:18
uji ujesjellesi kru prishtina
Sa milionë metër kub ujë i pinë prishtinasit. Foto | Klankosova.tv

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka nisur aksione intensive ndaj konsumatorëve me borxhe.

Përmes një njoftimi në Facebook, ujëjsellësi i kryeqytetit thotë se për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet financiare do të ketë masa ndëshkuese.

“Të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë të obliguar që t’i shlyejnë ato në afat sa më të shkurtër.Për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet financiare, do të aplikohen masa ndëshkuese, përfshirë:Shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit, procedura përmbarimore.

Shkyçja mund të aplikohet për ata që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara”, thotë kjo kompani, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

lajme të ngjashme