Kroos refuzoi ofertat tjera, do pensionimin te Reali NULL NULL 27.10.2020 10:09 27.10.2020 10:09 Toni Kroos zbulon se ka pranuar oferta për t’u larguar nga Real Madridi mirëpo i ka refuzuar pasi që dëshiron të pensionohet te ky klub, 30 vjeci ka hyrë në stinorin e tij të shtatë me gjigantin spanjoll, me të cilin ka fituar 13 tituj kryesorë, përfshirë këtu edhe tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve. “Gjithmonë më pëlqen që të shkoj në Gjermani sepse është vendi im dhe është gjuha ime. Por më pëlqen jeta në Madrid dhe më pëlqen të luaj për Real Madridin”, ka thënë Kroos. “Kam pasë oferta, mirëpo nuk kam folur kurrë me klubet tjera spese ideja ime është që ta përfundoj karrierën në Real Madrid.”