Kriza Siriane në syrin e artistëve NULL NULL 11.11.2018 11:46 11.11.2018 11:46 “Journeys Drawn: Illustration from the Refugee Crisis” është ekspozita e cila i kushtohet refugjatëve sirianë. Aty përmes ilustrimeve të ndryshme do të paraqitet kriza e refugjatëve sirian, ku marrin pjesë 12 artistë me 40 vepra multimediale. Artistja Karrie Fransman prezenton filmin e animuar “ North Star Fading” ku paraqiti realitetin e dëbimit të refugjatëve sirian. David Foldvari ka veprën “Awet” një djalë 14 vjeçar i cili është kontrabanduar me një kamion dhe përfundoi në Itali. Në veprën“Belgrade Warehouse” paraqitet një grup i refugjatëve sirianë në një magazinë të Beogradit ku digjën çdo gjë për të mbijetuar, tregoi autori i veprës George Butler, për gazetën The Guardian. Toby Morison ka veprën “Queuing in the Registration Tent” ku tregon një tendë ku refugjatët kërkojnë azilin. “Boat” është vepra e David Foldvarit ështw një anije me refugjatë sirian. Kjo ekspozitë mbahet në shtëpinë e ilustrimeve King’s Cross në Londër më 24 Mars të 2019-ës.