Kris Jenner i bleu makina elektrike të gjithë familjes së saj për Krishtlindje NULL NULL 29.12.2021 09:20 29.12.2021 09:20 Kris Jenner luajti i dhuroi gjithë familjes së saj makina elektrike “Moke” me ngjyra të ndryshme. Vajza e Jenner-it, Kim Kardashian, tregoi vargun e makinave në Instagramin e saj, duke thënë se ato rozë i përkasin asaj dhe Khloe Kardashian. “O zot im, shiko dhuratat tona për Krishtlindje nga mamaja ime! Për të gjithë fëmijët e saj. Sa mirë!”, tha Kim Kardashian në një Instagram Story. “Khloé dhe unë morëm ato rozë!” shtoi ajo, përcjell Klankosova.tv Sipas faqes së internetit Moke, makinat janë të personalizueshme dhe fillojnë nga rreth 21 mijë dollarë. Jenner, e cila organizon një festë vjetore, e zvogëloi festën këtë vit për shkak të pandemisë. Familja festoi së bashku natën e Krishtlindjeve, por nuk organizuan festën e tyre tradicionalisht luksoze.