Juventusi vendos çmimin e Andrea Cambiasos NULL NULL 01.07.2026 09:15 01.07.2026 09:15 Juventus është e gatshëm ta shesë Andrea Cambiason nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës së tij. Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili ka kontratë deri në vitin 2029, po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane. Sipas raportimeve nga Italia, nëse nuk rinovon gjatë korrikut, bardhezinjtë do ta nxjerrin në shitje Cambiason për 40 milionë euro. Klubi synon t’i përdorë të ardhurat nga transferimi për të financuar përforcimet e reja gjatë merkatos verore. /Klankosova.tv