Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike, bastisje në disa lokacione

NULL NULL
01.07.2026 09:09

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike, me ç’rast janë bastisur disa lokacione.

Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi operacionin për Klankosova.tv.

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, tha Luta për Klankosova.tv.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

lajme të ngjashme