Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kris Jenner i blen nipit xhaketë 3000 dollarëshe

NULL NULL
20.12.2018 14:30

Vetëm disa ditë pasi i mbushi nëntë vjet, Mason Disick ka treguar se ka një shije goxha ekstravagante.

I biri i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë nga gjyshja e tij Kris Jenner derisa po bënin pazaret e Krishtlindjeve, në Beverly Hills.

Jenner, si një gjyshe tipike, duket se nuk e ka menduar dy herë para se të shpenzojë 3000 dollarë në një xhaketë të markës së njohur Versace, për nipin e saj.

Disick e kishte kombinuar këtë xhaketë më një këmishë të markës së njohur po ashtu Fendi me pantallona të zeza dhe atlete kuq e zi.

Në ndërkohë, gjyshja e tij kishte të veshur një sako të bardhë me vija të zeza, bluzë dhe pantallona me ngjyrë të zezë dhe çizme të zeza.

Gjyshe e nip, në këtë shëttitje, po shoqëroheshin nga një numër i madh i pjesëtarëve të sigurimit, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme