Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kreu marrëdhënie me 15-vjeçaren, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

NULL NULL
25.03.2025 09:27
Foto ilustruese e arrestimit.
Foto ilustruese e arrestimit.

Një 40-vjeçar është ndaluar në qytetin e Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Po ashtu, policia njoftoi se ai po hetohet edhe për veprën penale të “nxitjes për përdorimin e drogës”.

40-vjeçari bashkë me një 33-vjeçar, i cili po hetohet për të njëjtën vepër, dyshohet se ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe për të përdorur lëndë narkotike.“Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë”, njoftoi policia.

Autoritetet thonë se po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti./A2

lajme të ngjashme