Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kreu i marinës ruse shkarkohet pas humbjeve në Detin e Zi

NULL NULL
19.03.2024 22:49
Presidenti rus, Vladimir Putin, admirali Nikolai Yevmenov. Foto Reuters, 2019

Kremlini ka njoftuar se ka zëvendësuar kreun e marinës pas një sërë humbjesh të flotës ruse në Detin e Zi.

Kishte raportime në javën e kaluar se admirali Nikolai Yevmenov ishte detyruar të jepte dorëheqjen, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA tani thotë se ai është zëvendësuar nga Alexander Moiseyev, kreu i Flotës Veriore të Rusisë, si ushtrues detyre i komandantit të përgjithshëm.

Yevmenov kishte qenë në këtë rol që nga maji 2019, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha për “Kyiv Post” se vendimi për ta zëvendësuar atë kishte qenë në punë prej disa kohësh.

lajme të ngjashme