Kremlini e vlerëson si pozitive letrën e Zelenskyt drejtuar Trumpit NULL NULL 05.03.2025 12:34 05.03.2025 12:34 Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump. Reuters. Rusia mirëpret deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Kievi është i gatshëm të negociojë për luftën, por nuk është ende e qartë për Moskën se me kë mund të negociojë, tha Kremlini të mërkurën. Zelensky e bëri deklaratën në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, të cilën Trump e bëri publike të martën. “Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit,” tha Trumpi në një fjalim në Kongres duke cituar letrën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.