Krejt bota zbret çmimet e naftës, Kosova jo (VIDEO) NULL NULL 08.04.2026 20:26 08.04.2026 20:26 Irani nga Kosova është mijëra kilometra larg. Por pas sulmit amerikan mbi regjimin e ajatollahëve, naftëtarët në vendin tonë rrinin si në një këmbë për të rritur çmimin e derivateve. Por, tani që atje u arrit armëpushimi dhe ranë tensionet, çmimet e naftës në Kosovë mbetën të njëjta, raporton Klan Kosova. Këta po kërkojnë marrëveshje më afatgjate. Madje kur në botë nafta u lirua për 19 për qind, më 8 prill në Kosovë një litër kushtoi 1 cent më shtrenjtë se një ditë më parë. Ministria e Tregtisë vendosi që të kontrollojë pikat shitëse të derivateve për të identifikuar shkelësit. Mirëpo, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri këtë s’po e sheh si fort të duhur. Ndiqeni kronikën për më shumë detaje: