Krasniqi për Hamzën: Këtij njeriu mund t’i besoni, ai gjithherë e ka mbajtur fjalën dhe do ta mbajë përsëri (VIDEO) NULL NULL 31.01.2025 13:53 31.01.2025 13:53 Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, e ka mbështetur punën e Bedri Hamzës, kandidatit për kryeministër nga ky subjekt politik. Në një video në Facebook, Krasniqi kërkon nga qytetarët që ta mbështesin Hamzën. “Këtij njeriu në skenë mund t’i besoni. Ai gjithherë e ka mbajtur fjalën dhe do ta mbajë përsëri”. “Me Bedri Hamzën jeta e secilit qytetar do të përmirësohet”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv