Krasniqi për Hamzën: Është patriot që e mban fjalën NULL NULL 30.01.2025 19:03 30.01.2025 19:03 Partia Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur tubimin zgjedhor në Mitrovicë. Në mesin e folësve ishte edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi. Ai para pjesëmarrëve tha se Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën. “Sonte përveç që jemi në shtëpinë e Bedriut, edhe timen, jemi në një qytet me histori të veçanta për Kosovën. Qytetin e intelektualëve, të kulturës e sportit, qëndresës e sakrificës. Jemi në qytetin e Trepçës, e Ibrit, e Sitnicës”, tha ai. “Mitrovica do të jetë më e fortë me Bedri Hamzën. Ne jemi sonte këtu sepse besojmë në Kosovë ma të mirë, mundet e do të bëjë më shumë për secilin prej jush. Ky është misioni ynë. Patriot që e mban fjalën që e jep”, theksoi Krasniqi.