Krasniqi: Netanyahu akuzohet për përdorimin e urisë tek popullata civile si mjet lufte NULL NULL 21.11.2024 23:48 21.11.2024 23:48 Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) ka lëshuar urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Galant, dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ky hap pason njoftimin e prokurorit të ICC-së, Karim Khan, më 20 maj, ku ai deklaroi se po kërkonte urdhra arresti për krimet e lidhura me sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe përgjigjen ushtarake të Izraelit në Gaza, transmeton klankosova.tv. Lidhur me këto, detaje ka dhënë njohësi të Drejtës Ndërkombëtare, profesori Kolë Krasniqi. “Netanyahu akuzohet se kanë penguar ndihmën humanitare në ushqim, ujë dhe ilaqe në Rripin e Gazës në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Sipas këtij urdhërarresti, ata akuzohen për përdorimin e urisë kundër popullatës civile si mjet lufte”, tha Krasniqi në Klan Kosova./ Klankosova.tv