Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët

NULL NULL
05.12.2023 21:59
Vullnet Krasniqi

Gazetari Vullnet Krasniqi, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tha se bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët.

“Unë mendoj se ai ka besuar se alibia e një heroi i cili i shpëton fëmijët e vet nga plaçkitësit, i cili arrin të ik me fëmijët e vet si një hero nëpër male. Fatkeqësisht është pak qesharake, se çfarë ka dashur të mendoj ai”, tha ai.

Tutje Krasniqi në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, theksoi se nuk beson atë që u tha se vrasja ndodhi në mënyrë që ajo të mos tregonte se burri i saj ishte biseksual.

“Liridona dhe ai kanë jetuar në Suedi, i cili është vendi më liberal, edhe faculetat i kanë me flamurin e LGBTI-së, nuk ka sens që viktima të kërcënojë atë se ti je Gay (homoseksual), e kam zbuluar dhe tash do t’i tregojë krejt Kosovës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.