Krasniqi: Më 5 gusht do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare NULL NULL 04.07.2023 13:45 04.07.2023 13:45 Robin Krasniqi Boksieri Robin Krasniqi ka bërë thirrje që të blihen sa më shumë bileta për duelin e tij me Nadjib Mohammedi. Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare. “Asnjëherë më parë në Kosovë, Shqipëri apo kudo në trojet shqiptare duel më të madh nuk kemi pasur, andaj siguroni biletat tuaja që tani për këtë luftë të zjarrtë që do të zhvillohet me 5 gusht 2023 në stadiumin Fadil Vokrri”, ka thënë Krasniqi Kjo luftë 12 raundshe është e vlefshme për titullin ËBC SILVER në kategorinë gjysmë të rëndë./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS