Krasniqi krenohet me bashkëshorten pasi u shpërblye me çmimin “Pjetër Bogdani” NULL NULL 14.03.2023 15:48 14.03.2023 15:48 Memli dhe Meliza Krasniqi Meliza Krasniqi, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot u shpërblye me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022, për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge. Kryetari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, tha se ndihet krenar për bashkëshorten e vet. “Profesioniste e përkushtuar, nënë shembullore dhe bashkëshorte përkrahëse – kjo është Meliza. Krenohem me ty!”, shkroi Krasniqi në Facebook, krahas fotografisë së bashkëshortes. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day