Terroristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, opozita atje i dorëzon BE-së lista me policë serbë NULL NULL 06.07.2025 18:55 06.07.2025 18:55 Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk po zmbrapset. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sergjan Millivojeviq, tha se ia ka dorëzuar BE-së një listë me emra e mbiemra të policëve të cilët sipas tij, kanë shkelur ligjet për shkak të ndërhyrjeve brutale. Deputeti opozitar tha se me këtë listë thërrasin BE-në që policëve të shtetit të tij e që janë të renditur aty të ju ndalohet hyrja në 27 shtetet e unionit evropian. Kurse një listë, ndonëse jo-zyrtarisht është përpiluar dhe qarkullon, edhe me emrat e mbiemrat e afër 200 persona të cilët tash e sa muaj po i bëjnë roje fizike Vuçiqit. Në këtë listë që ende nuk është zyrtare figurojnë edhe emrat e disa terroristëve që morën pjesë në agresionin në Banjskë dhe ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për ta. Për më tepër ndiqeni kronikën më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025